Maldini: Këta tre futbollistë më bënin që të vuaja

Ish kapiteni dhe legjenda e Milanit dhe Kombëtares italiane, Paolo Maldini, ka zbuluar futbollistët me të cilët ka vuajtur më shumë në fushën e lojës.

“Kundërshtarët më të vështirë për mua kanë qënë Diego Maradona, Ronaldo, i cili ishte fenomenal në dy vitet me Interin. Dhe Zinedine Zidane”, ka rrëfyer Maldini për “La Gazzetta dello Sport”.

Maldini ka fituar 7 tituj kampionë në Serie A dhe 5 Kupa Europe, pa harruar edhe vendin e dytë me Italinë në Botërorin “USA ’94”.