Maldini i kthehet futbollit, pjesë e FC Miamit

Paolo Maldini iu është kthyer futbollit, duke u bërë bashkëpronar i klubit FC Miami, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Jam shumë i lumtur për të marrë pjesë në këtë projekt. Unë besoj fuqishëm në rritjen e futbollit në SHBA. Do të bëjë gjithçka që ky klub të jetë i suksesshëm”, ka thënë Maldini.

Flitej shumë për një rikthim të tij në klubin e Milanit, por legjenda e futbollit italian ka vendosur për të shkuar përtej oqeanit. /Gazeta Olle