Malaj i mund Lushtaku, Hoxhën e Maxhunin

Tirana e ka mundur Flamurtarin në Vlorë me rezultat 2:0. Hero i Tiranës ishte mesfushori Elis Bakaj që shënoi dy gola.

Për Tiranën në pjesën e dytë u aktivizua edhe mesfushori nga Kosova, Argjend Malaj ndërkohë që për Flamurtarin nga minuta e parë luajtën edhe kosovarët Kushtrim Lushtaku, Yll Hoxha dhe Lorik Maxhuni, transmeton Gazetaolle.com.

Tirana pas xhiros së 15-të ndodhet e katërta me 27 pikë, kurse Flamurtari renditet e parafundit (9) me 10 pikë të mbledhura. (Gazetaolle.com).