Majlinda shkon në Baku

Të hënën është konfirmuar se Kelmendi nuk do të jetë në gjendje të garojë në Baku.

Kështu gjasat që Kosova të fitojë medalje të artë në ngjarjen e parë shumësportëshe në të cilën paraqitet, janë zbehur dukshëm.

Por Kelmendit për shkak të rezultateve të deritashme do t’i takojë nderi që të bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane.

Ceremonia hapëse e Lojërave Evropiane do të mbahet më 12 qershor në stadiumin Olimpik në Baku, që ka kapacitet prej 68 mijë ulëseve.

Lajmin e kanë konfirmuar për ‘Koha Ditore’, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani dhe vetë Majlinda Kelmendi, e cila është shprehur e nderuar që do ta bartë flamurin.