Vasha e Artë e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka zbuluar ofertën për ta përfaqësojë shtetin e Kazakistani të xhudo, të cilët i ofruan një shumë të madhe parash, transmeton Insporti.
E ftuar në Pressing në Televizionin 7, Kelmendi zbuloi se kishte qenë afër ta pranonte ofertën e Kazakistanit prej një shume 3 milion eurosh, pasi ishte ne gjendje të rëndë ekonomike, por e kishte bindur të mos e pranonte trajneri i saj, Driton Kuka.
“Ofertën e Kazakistanit e kam marrë vesh rastësisht. Më vështirë e kam pasur kur kam pasur ofertë nga Azerbajxhani, sepse ekonomikisht kemi qenë shumë keq familjarisht. Mami më ka bërë presion me pranu atë ofertë, më shumë që mos të zhdukem si sportise sepse s’kisha të ardhura. Ditë pas dite, menduam dhe vendosem që do të mbesim në Kosovë pavarësisht ofertave. Unë e di që tre milionë euro s’do t’i marrë kurrë këtu, por s’jam pishman aspak mënyre se si më respektojnë njerëzit, kjo nuk blihet”.
“Kemi me vendos me mbetë në Kosovë, jam e vetëdijshme që 3 milion euro në Kosovë s’muj me i marë kurrë.Toni më ka thanë që duhesh me nejt në Kosovë, qato pare s’muj t’i dha, por ekzistencën kom me ta siguru, dhe unë i kom besu Tonit” – tha Majlinda Kelmendi, transmeton Insporti.
Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë, dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.
Së fundi ajo mori pjesë në lojërat olimpike “Tokio 2020”, ku pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë.
Teksa, tani e tutje ajo mbanë detyrën e trajnerës së xhudos.