Majlinda Kelmendi merr çmimin xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2014

Kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi (52 kg), e cila është e shpallur më e mira e botës, është edhe xhuditja më e mirë e Evropës për vitin 2014.

Majlinda Kelmendi, është shpallur xhudistja më e mirë Evropës për vitin 2014. Trajneri i xhudistës kosovare Driton Kuka ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtarë në rrjetin social ‘Facebook’ për të treguar se Majlinda ka marrë edhe zyrtarisht çmimin si xhudistja më e mirë. “Zyrtarisht merr Çmimin Xhudistja më e mirë në Evropë pë vitin 2014”, shkroi Kuka. (GazetaOlle.com)