Majlinda Kelmendi, kampione e Evropës në xhudo

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian.  Xhudistja kosovare mposhti në finale francezen Priscilla Gneto.

Për të arritur deri në finale, Majlinda mundi një tjetër franceze, Annabelle Auranien.

Kësaj radhe, autoritetet shtetërore të Kosovës pritet të “zgjohen nga gjumi” dhe për dallim nga hera e kaluar, të organizojnë pritje më të mirë për krenarinë e sportit kosovar.