Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, kampione të Turqisë

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova e kanë ndihmuar Galatasarayn të shpallet kampion i Turqisë, pasi i fituan të gjitha luftërat të dielën.

Ky është postimi i trajnerit Driton Kuka, i cili ndihet i lumtur për këtë arritje.

‘ Dy garueset tona Majlinda e Nora sot patën nga 6 luftëra në Super Ligën Turke për ekipin Galatasaray të gjitha fitore dhe ishin shtyllat e ekipit drejt Titullit të Turqisë …

Bashkëpunim i shkelqyeshëm në mes klubeve Ippon dhe Galatasaray’, ka shkruar trajneri i suksesshëm në llogarinë e tij në Facebook.