Majlinda Kelmendi dekorohet me urdhërin “Shotë Galica”

Vasha e artë e Kosovës, Majlinda Kelmendi me ceremoni shtetërore po hap një karrierë të re, si trajnere e xhudos, duke u pensionuar nga karriera e jashtëzakonshme si xhudiste.

Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, po mbahet aktivitet i veçantë në nderim të  Kampiones së shumëfishtë, Majlinda Kelmendi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin e urdhrin ‘Shotë Galica’.

Tash e tutje, Kelmendin do ta shohim në zejen e trajneres pasi ajo do të jetë asistente e trajnerit Driton Kuka.

Kjo ceremoni po mbahet në institutin ‘Ali Hadri’ në Prishtinë.

Vëllaznimit i largohet një tjetër lojtar, transferohet te Prishtina

Presidentja Osmani: Majlinda dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund te kenë sukses