Majlinda po forcohet

Kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi (52 kg) gjithnjë po bëhet edhe më e fortë. Ajo po stërvitet me intensitet dhe duket se po e heq qafesh lëndimin.

Krenaria e sportit tonë ka operuar gjurin para disa ditëve dhe sipas informatave të fundit, ajo po ndihet gjithnjë e më lëvizshme, nuk ka komplikime dhe po stërvitet në mënyrë më të mirë.

Majlinda po stërvitet në njërën nga sallat sllovene me trajnerin e saj, Driton Kuka. Majlinda synon të aftësohet sa më shumë për garat që e presin dhe sidomos të jetë e gatshme për Lojëra Olimpike Evropiane që mbahen gjatë kësaj vere në Azerbajxhan.