Magic Hands, parajsë për çdo sportistë

Mirëmbrëma dhe mirëseerdhët. – Kjo është përshëndetja me të cilën të mirëpret Janita Krasniqi. Ajo është pronare e Magic Hands, vendit ku klientët më të mëdhenj janë sportistët.

Në hyrje të lokalit, të pret edhe një tjetër masazhere, derisa ambienti para shkuarjes në dhoma është aq komod, sa të bënë të ndihesh i relaksuar, ende pa filluar masazhen.

Një muzikë e lehtë dhe një ambient paksa i errët të pret në katër dhomat që posedon Magic Hands.

Në dhomën e errët, aromë e këndshme, pastërti maksimale, derisa dritë bëjnë vetëm qirinjtë dhe masazherja, që veçohet edhe për bukurinë e saj.

Këtë vend të rehatshëm, e vizitojnë shumë sportistë, madje goxha të njohur, emrat e të cilëve i shohim thuajse çdo ditë nëpër media.

“Kemi basketbollistë, futbollistë dhe të sporteve tjera. Kryesisht janë basketbollistë, madje edhe të Sigal Prishtinës. Krahas tyre, zakonisht gjatë festave vijnë lojtarët që luajnë në Ligat evropiane”, tregon Janita, në fillim të bisedës për Gazetën Olle.

kryesore 3

Rast i veçantë janë legjionarët, të cilët nuk hezitojnë të vijnë në këtë ambient të këndshëm. “Ata vijnë nga aeroplani së pari këtu, e më pas tek familjet e tyre. Duan të relaksohen”, thotë ajo, pa dashur të përmend emrat e tyre, shkaku i konfidencialitetit.

Krahas tyre veçohen edhe portierët.

 

Pse sportistët duhet ta vizitojnë këtë vend?

 IMG_1837

Janë shumë arsye që i shtynë sportistët të vizitojnë Magic Handsin. “Ne bëjmë regjenerimin e muskujve. Sportistët largojnë stresin dhe depresionin kryesisht para lojës, në mënyrë që me qenë sa më të lirë, sa më të relaksuar dhe sa më të gatshëm për ndeshjen”, sqaron Krasniqi.

Arsyet tjera sipas saj janë bllokimi i muskujve të sportistëve, qarkullimi më i mirë i gjakut. “Për këto probleme kemi kremët që janë apostafat për ndaljen e dhimbjes”.

Jo vetëm para ndeshjeve, sportistët e vizitojnë këtë vend. “Vijna edhe pas ndeshjeve, sidomos kur pësojnë humbje. Vijnë të relaksohen në mënyrë që t’i ikin depresionit dhe të kenë gjumë më të rehatshëm”. Pikërisht për këtë problem është ilaqi i quajtur spondeloza.

6

Masazhet të cilat përdoren në Magic Hands janë: Klasik Masazha për sportistë të preferuar, anti Stress Relaksi, Refleks Masazha, dhe Sëedish Masazha.

 

Çmimet janë:

10 Euro deri në 30 minuta (vetëm këmbët)

15 Euro – 30 minuta (vetëm shpina)

20 Euro – 30 minuta (komplet trupi)

25 Euro – 40 minuta (komplet trupi)

30 Euro – 60 minuta (komplet trupi).

123

 

Magic Hands punon shtatë ditë në javë nga ora 15:00 deri në 24:00.

Tani nuk iu mbetet gjë tjetër, nëse vërtet e doni fitoren, dëshironi të jeni në top-formë, iu mbetet vetëm t’i hipni makinës, te merrni rrugën për Bregun Diellit (Afër Iliria Building) në Prishtinë, ose edhe të thërrisni në numrat kontaktues: 045 810 098 dhe 045 284 201.

123412345