Madridi është bardhekuq, Atletico fiton derbin me spektakël ndaj Realit

Real Madridi ka pësuar humbje 3-1 në udhëtim te rivali lokal Atletico Madridi, në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në La Liga.

Pas vetëm katër minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Alvaro Moratas që u asistua prej Linos.

Los Cholchoneros nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe të dytin, tani nëpërmjet Antoine Griezmann (18’), që u asistua prej Saul Niguez.

Por, Real Madridi arriti ta ngushtonte epërsinë e Atleticos në 2-1 me golin e realizoi nga Toni Kroos në minutën e 35-të.

Pjesa e parë përfundoi me kaq, derisa edhe e dyta nisi më mirë për djelmoshat e Diego Simeones.

Ishte sërish Alvaro Moata, ai që shënoi për Atletico Madridin, tani në minutën e 46-të, ndërsa Niguez ishte asistuesi.

Dy skuadrat nuk u dorëzuan deri në fund dhe kërkonin të shënonin gola, por që Atletico fitoi përfundimisht 3-1.

Kjo është humbja e parë për Real Madridin në këtë sezon, ndërsa gjendet në vendin e tretë me 15 pikë, një më pak se Barcelona dhe Girona, ndërsa Atletico Madridi është në të pestin me dhjetë sosh.

Roma nuk merr më shumë se një pikë nga udhëtimi te Torino

Broja i lumtur me rikthimin në fushë pas nëntë muajve