Lyon i vë çmimin Lacazettes

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, ka theksuar se Alexandre Lacazette nuk do të largohet nga klubi për asgjë më pak se 50 milionë euro.

23-vjeçari ka qenë në formë sublime në sezonin 2014-15 dhe aktualisht udhëheq listën e top-shënuesve në Ligue 1 me 27 gola në 33 paraqitje.

Lacazette ka qenë i lidhur me një kalim tek klubet si Liverpool, Arsenal dhe Paris Saint-Germain, por Aulas ka disa fjalë për ata që e duan yllin e tij, transmeton Gazetaole.com.

“Ne do të bëjmë çdo gjë brenda fuqive tona për të mbajtur Alexandre”, tha i pari i Lyon për ‘Canal +’.

“Një tarifë për transferimin e tij për 50 milionë euro nuk do të jetë e mjaftueshme për një sulmues si ai. Ai është i pavlefshëm”.

“PSG? Unë kurrë nuk kam folur me Nasser Al Khelaifi rreth Alexandre. Dhe unë nuk kam ndonjë përshtypjen se PSG e do atë sa herë që flas me Laurent Blanc”.

Kontrata e Lacazette me Lyon shkon deri në qershor të vitit 2018.