Lyon dhe Frankfurt marrin fitore të mëdha në udhëtim

Eintrachti i Frankfurtit dhe Lyoni hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e 1/8-ave të Europa League-s.

Skuadra gjermane fitoi 1-2 në fushën e Betisit të Sevillas, rezultat që mund të kishte qenë edhe më I thellë nëse Borre nuk do të gabonte nga pika e bardhe e penalltisë në pjesën e dytë.

Kostic zhbllokoi takimin që në minutën e 10-të në “Benito Villamarin”, por Fekir ktheu baraspeshën në rezultat pa u mbushur gjysmë orë lojë. Vetëm dy minuta më vonë Kamade i dha sërish epërsinë Eintrachtit, që e ruajti rezultatin 1-2 deri në fund të sfidës.

Ndërkohë takimin në “Estadio do Dragao” mes Portos dhe Lyonit e vendosi goli i ish-futbollistit të Milanit, Paqueta në minutën e 59-të. Vendësit barazuan në shtesë, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Liridon Krasniqi në lidhje me bukuroshen Agonita, darkë romantike dhe mijëra euro pagesë për dritat e dashurisë në Burj Al Arab

Biznesmeni ganez publikon ofertën zyrtare që i ka dërguar Abramovichit për blerjen e Chelsea (Foto)