Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, ka marrë një tjetër fitore të madhe. Ata fituan 2:0 ndaj Trepçës, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Ndeshja i takonte javës 28 të Raiffeisen Superligës, derisa takimet tjera luhen të mërkurën.
Behar Maliqi shënoi për epërsinë 1:0, me golin e realizuar nga penaltia. Dominimi mysafir u konkretizua me golin e dytë tek në minutën 89. Realizator ishte Qemail Elshani.
Me këtë fitore Feronikeli çon në gjashtë piëkdallimin me të dytin, Prishtinën.
Raporti në mënyrë kronologjike
90+3′ Mbyllet ndeshja. Fiton Feronikeli
89′ GOOOOL: Feronikeli shënon përnes Qemail Elshanit, që doli i vetëm me portier, 0:2
86′ Koreani Song për pak nuk shënon
85′ Behar Maliqi gjuan me kokë skaj portës
83′ Çfarë rasti lëshon Feronikeli, tre sulmues me një mbrojtës dhe nuk arrijnë të shënojnë.
81′ Livoreka humb tjetër rast për mysafirët
74′ Dominim i Trepçës
71′ Shtylla shpëton Feronikelin. Avdyli nuk pati fat, pasi topi i goditur nga ai qëlloi shtyllën e majtë të portës së Kolshit.
68′ Behar Maliqi gabon në zonën e vet, dhe për pak nuk ndëshkohet Feronikeli
66′ As Elshani nuk godet si duhet. Çfarë raste të mira po lëshon Feronikeli
65′ Mendorim Olluri i vetëm me portier, nuk arrin të gjuaj si duhet.
60′ Livoreka humb rast të mirë për ta ngritur epërsinë në 0:2. Ishte depërtim i mirë i Behar Maliqit nga e majta.
45+’ Ka nisur pjesa e dytë
45‘ Mbyllet pjesa e parë. Feronikeli avancon 1:0 falë golit të Maliqit (7’).
44′ Shpëtim Babaj ‘bombardon’ nga largësia me të majtën. Kolshi e largon mezi në korner.
39′ Bujar Idrizi i vendësve rrezikon nga distanca. I pasaktë për disa centimetra.
37′ Rast i pastër për Xhevdet Shabanin. Tregohet i ngathtë në fund.
21’ Florent Avdyli nga gjuajtja e lirë tenton të befasojë Granit Kolshin e sigurt.
GOL: 7′ Behar Maliqi shënon nga penaltia për të kaluar Feronikelin në epërsi.