Ndihmës-trajneri i Dukagjinit, Artan Luzi, ka thënë se skuadra klinase ka luajtur ashtu siç ishte përgatitur, por kundërshtari ishte më me përvojë dhe i goditi.
Dukagjini ka humbur nga Rijeka me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, të e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Megjithatë, kjo humbje nuk i zbyth klinasit të cilët nuk do të udhëtojnë të dorëzuar drejt Kroacisë.
[related-to url=”https://telegrafi.com/dukagjini-mposhtet-minimalisht-ne-shtepi-ndaj-rijeka/”]
“Kishim përgatitur lojën ashtu siç e patë. Donim të nisnim kundërsulme të shpejta, deri diku e arritëm. Kundërshtari një herë e goditi portën dhe shënoi gol Është normale në këto ndeshje, me eksperiencën që ka kundërshtari, të godet”, ka thënë fillimisht Luzi pas ndeshjes.
“Në aspektin fizik, ata janë para nesh. Duhet t’i falënderoj lojtarët sepse kanë luftuar në çdo top. Kanë vepruar si heronj dhe fjalët më të mira shkojnë për ata, ekipin dhe tifozët”.
“Rijeka është ekip me traditë që luan futboll. Na vuri në vështirësi edhe me qarkullim të topit. Loja jonë është për t’u vlerësuar”.
“Në Kroaci nuk do të shkojmë të dorëzuar. Do ta luajmë lojën tonë, me dinjitet. Do të luftojmë deri në fund”.
“Rezultati është 1:0. Nuk them se mund ta përmbysim rezultatin sepse mund të jetë shumë. Do të shkojmë atje për ta bërë treguar veten tonë. Për ta respektuar veten, klubin dhe Kosovën”, përfundoi ndihmësi i Armend Dallkut.