Luzi me deklaratë interesante: Dallku shumë më i madh sesa disa trajnerë me shumë trofe në Kosovë

Ndihmëstrajneri i Dukagjinit, Artan Luzi, ka dhënë një deklaratë interesante në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është bërë trajner shumë më i madh sesa disa trajnerë me shumë trofe në Kosovë, pas fitores me përmbysje kundër Malishevës me rezultat 3-4.

”Kam dëgjuar shumë debate për madhështinë e trajnerëve. Më duket që sot Dallku është bërë me të vërtetë trajner i madh, shumë më i madh sesa disa trajnerë me shumë trofe në Kosovë,” tha Luzi.

Sipas tij, zëvendësimet e dy qendërmbrojtësve nga Dallku, ishin një nga faktorët pse Dukagjini triumfoi kundër Malishevës.

Barcelona fiton në fund, një 17-vjeçar i jep tre pikët katalunasve

Shpërtheu në lot pas golit në minutën e fundit, El Shaarawy: Si mund të mendoni se nuk e respektoj futbollin