Luzi me analizë fantastike për dështimin e Dritës: Trajneri nuk ka faj, futbollistët duhet marrin përgjegjësinë

Në emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini po diskutohet rreth xhiros së 35-të në Albi Mall Superligë.

Drita e ka pasur titullin në dorë, po në tre ndeshje të zhvilluara në Gjilan fitoi vetëm një pikë dhe i mundësoi Ballkanit ta mbroj titullin e kampionit.

Ndihmëstrajneri i Dukagjinit, Artan Luzi ka dhënë një analizë fantastike se si erdhi deri te dështimi i Dritës.

“Unë mendoj që Drita e ka humbur titullin më shumë se që e ka fituar Ballkani”.

“Nuk po e mbroj trajnerin e Dritës, atij i uroj vetëm suksese, por mendoj që fajtor janë futbollistët. Trajneri nuk ka faj kur Drita në sfidën e fundit ndaj Malishevës krijoi mbi 10 raste shënimi dhe nuk e dërgonin topin në rrjetë”.

“Mendoj që futbollistët e Dritës duhet të marrin përgjegjësi”.

“Drita kishte tre pikë para Ballkanit dhe në tre ndeshjet e fundit humbi titullin vet sepse nuk arriti t’i fitoj ndeshjet kryesore”, tha Luzi në Duelin Sportiv. /Gazeta Olle/ 

A do të vazhdojë me Malishevën edhe edicionin e ardhshëm? Flet Bylbyl Sokoli

Statovci: Ballkani u shpall kampion falë dështimit të Dritës