Luzerni ia cakton çmimin e largimit Ardon Jasharit

Ardon Jashari do të largohet në verë nga skuadra zvicerane Luzern.

Mesfushori shqiptar ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion, ku është ftuar edhe nga Përfaqësuesja A e Zvicrës.

Megjithatë në verën e këtij viti, anëtari i skuadrës zvicerane Luzern do ta bëj hapin e madh në karrierë pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Mediat në Zvicër kanë raportuar se gara është ngushtuar dhe tani katër skuadra shihen si më të favorizuara për t’i fituar shërbimet e tij dhe ato janë Atalanta, Eintracht Frankfurt, Celtic dhe Porto.

Luzern i ka vendosur çmimin e largimit kapitenit të tyre dhe për ta lënë të lirë po kërkojnë shtatë milionë euro.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje në Superligën e Zvicrës, ku ka realizuar një gol e ka asistuar në katër të tjerë.

Jashari pritet të bëhet shitja më e madhe në histori të Luzernit, pasi asnjë futbollist më parë nuk është shitur shtatë milionë euro.

Arteta flet për të ardhmen e Xhakës

Bayerni fiton dhe bën hap të madh drejt titullit