Lutfiu ëndërron Superligën e Zvicrës dhe fanellën e Kosovës

Taulant Lutfiu është njëri nga talentet nga Kosova që po aktivizohet në futbollin zviceran.

Mbrojtësi i ri ka për synim t’i prek majat e futbollit zviceran dhe më gjerë.

Vitiasi karrierën e ka nisur në moshë të re, derisa deri më tani ka luajtur për skuadrat si Meyrin Fc dhe Cersoix FC.

Nga janari i këtij viti, Lutfiu është bashkuar me skuadrën Olympique de Geneve.

Kur keni filluar të merreni me futboll?

Lutfiu: Që nga mosha 10 vjeçare merrem me futboll, ku kam nisur hapat e parë tek Meyerin FC me ekipin U-11. Aty kam qëndruar deri në U18 para se t’i bashkohem Versoix.

Tani jeni pjesë e Olympique de Geneve, cilat janë synimet me këtë klub?

Lutfiu: Jam bashkuar me Olympique de Geneve, por shpresojë që kjo të jetë vetëm një trampolinë për hapin tim të radhës.

A i keni vënë vetës ndonjë kusht, kur do të mund të luash në Challange League ose Superligën e Zvicrës?

Për momentin jam 19-vjeçar dhe synimi im është që në moshën 21 ose 22 vjeçare të luaj në Challange League ose Superligë.

Sa i përket Kosovës, a besoni se do të luani një ditë me Përfaqësuesen?

Lutfiu: Unë jam i bindur që do të vije dita kur do të luaj me Përfaqësuesen e Kosovës. Ajo është ëndërr e imja dhe jam i bindur që do ta bëj realitet.

Stërviteni vetëm me klubin, apo edhe në mënyrë individuale, pasi kemi parë video të shumta nga ana juaj nga stërvitjet?

Lutfiu: Me klubin stërvitem rregullisht, por jam lojtar që nuk ndalem në asnjë moment dhe me trajner personal stërvitëm apo me shoqëri. Kam shokun tim të ngushtë Leonardin që më qëndron gjithmonë afër dhe më motivon për të vazhduar tutje. Me të stërvitëm, por edhe me vëllezërit e mij që gjithmonë më kanë mbështetur në këtë rrugëtim timin.

Cila është ëndrra jote e madhe në futboll?

Lutfiu: Të luaj në njërën nga kampionatet elitare evropian dhe të luaj për Kosovën kjo është ëndrra e madhe që një ditë besoj se do ta arrijë.