Lutfi Haziri tregon se stadiumi i qytetit do të futet në fazën e dytë: Qeveria na ka penalizuar, por nuk do të ndalemi – stadium ndihmës edhe për Gjilanin si për Dritën

Gjilani njihet si kryeqendër e futbollit në Kosovë, por kjo nuk i ka lënë përshtypje Qeverisë së Kosovës që të ndajë mjete për vitin 2022.

Stadiumi i qytetit në Gjilan është në gjendje të mjerueshme dhe Komuna ka bërë të pamundurën duke harxhuar të gjitha paratë që kanë për të quar punimet përpara.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka gëzuar dy klubet e qytetit Gjilanin dhe Dritën si dhe dy tifozëritë fantastike ‘Intelektualët’ e ‘Skifterat’ me lajmërimin e fundit.

Haziri ka bërë me dije se stadiumi i qytetit që është i kategorisë 4b të UEFA-s do të futet pas gjashtë muajve në fazën e dytë.

I pari i qytetit ka thënë se përkundër që Qeveria e Kosovës e ka penalizuar qytetin e Gjilanit, ai do të bëjë të pamundurën që ky projekt mos të ndalet.

Tutje Haziri ka thënë se ka insistuar që dy klubet të kenë stadium ndihmës, Drita që tanimë e ka dhe i Gjilanit që tanimë është në proces.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Qyteti ynë është i njohur në Kosovë për futbollin. Ky rivalitet i shëndoshë e sportiv në natyrën e vet, i ka dhuruar Kosovës dramat më të jashtëzakonshme të futbollit. Stadiumi i kategorisë 4b të UEFA hyn pas 6 muajsh në fazën e dytë.

Qeveria e ka penalizuar Gjilanin duke mos e ndarë asnjë cent nga buxheti i 2022, por kjo kurrsesi nuk do ta ndalë këtë projekt.

Të përkushtuar për t’i dhënë sportistëve tanë ambientet e duhura, ne kemi insistuar në idenë për stadiumin ndihmës të Dritës, dhe stadiumin ndihmës të Gjilanit që është në proces.

Yjet e futbollit kosovar do të ndeshen ashtu siç iu ka hije, me kushtet e standardet më të larta për ambientet sportive.
/Gazeta Olle/

 

Mbyllet pjesa e parë në Athinë, Gjermania po e shkatërron Liechtensteinin

Nuk kanë të ndalur rastet me Covid 19 në NBA, një tjetër lojtar rezulton pozitiv