Lutfi Haziri tifoz i madh i Dritës, e përcjell ndeshjen nga afër dhe shkruan fjalë të mëdha pas fitores

Drita ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen kthyese të raundit të parë të Ligës së Konferencës ndaj Inter Turkut me rezultat 3-0.

Ndeshja e parë në Finlandë iu takoi vendasve që triumfuan me rezultat 1-0, por Drita riktheu gjithçka duke i eliminuar finlandezët.

I gëzuar me këtë fitore të Dritës u shfaq edhe ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili edhe publikisht ka deklaruar disa herë se është tifoz me bardhekaltërtit.

Haziri ka qenë i pranishëm në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ derisa pas ndeshjes ka postuar një fotografi për duke shkruar edhe disa rreshta për fitoren e Dritës.

“Super Drita. Faleminderit për spektaklin që na e dhuruat sonte. Drita Dashuri, Drita Krenari”, ka shkruar Haziri.

/Gazeta Olle/

Driton Latifi: Drita i dha dritë futbollit kosovar në Evropë, Ballkani ishte i dobët

Skuadrat kosovare të fuqishme në ‘Fadil Vokrri’, zhgënjyen në udhëtim