Lutfi Haziri me fjalë të mëdha për Dritën: Krenaria e jonë, në disa raste i dha leksion 15 herë kampionit të Holandës

Drita u eleminua nga Feyenoord, pas një drame të vërtetë në Holandë.

Megjithatë, aventura e nënkampionëve të Kosovës në Conference League përfundon me kokën lartë, pas paraqitjes së jashtëzakonshme ndaj gjigantit holandez, shkruan Gazeta Olle.

Pas barazimit 0-0 në Prishtinë, bardhekaltrit u mposhtën 3-2 në Rotterdam, duke pranuar gol në minutën e fundit të ndeshjes dhe duke e humbur epërsinë prej 1-2 të pjesës së parë.

Pas eleminimit ka reaguar përmes një postimi, edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri ka theksuar se përkundë humbjes, ndjehet krenar me paraqitjen bravoroze të Dritës.

“Drita jonë në disa raste i dha leksion 15 herë kampionit të Holandës. Përkundër humbjes në minutën e fundit, ne ndihemi krenarë me paraqitjen bravoroze. Falëmnderit lojtarëve për magjinë e futbollit që na e dhuruan sonte. Më shumë fat në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Haziri.

Kujtojmë se “Intelektualët” kishin mposhtur Deçiqin në raundin e parë, para se të eleminoheshin nga skuadra e madhe holandeze, Feyenoord.

/Gazeta Olle/

 

 

 

Presidenti i Dritës, Bunjaku: Ne nuk kënaqemi asnjëherë me humbje, por jemi të kënaqur kur mbrohet denjësisht fanella dhe luhet për stemën

Ishte hero ndaj Deçiqit, por lëshoi rast ideal ndaj Feyenoordit – Muja kërkon falje përmes një shkrimi emocional