Lutfi Haziri: Komuna më nuk jep pare për Stadiumin e Qytetit në Gjilan

Gjilani pritet në të ardhmen të bëhet me stadium modern. Tashmë punimet në stadiumin e qytetit kanë filluar, por shqetësuese mbetet punët që po shkojnë shumë ngadalë.

Kryetrari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i ftuar në emisionin “Prime Time” në Kanal 10 me kandidatët të tjerë për kryetar të komunes.

Haziri ka folur edhe për Stadiumin e Qytetit në Gjilan, meqenëse punimet po vazhdojnë me ‘hapa të breshkës’.

Sipas Hazirit, komuna e ka dhënë maksimumin e pareve dhe tashmë rolin do e merr dikush tjetër.

Lutfi Haziri: Nuk do të kandidojë më për kryetar të Gjilanit - Kosova.Info

“Unë besoj që stadiumi nëse përcjellët financiarisht, komuna e harxhoi milionin e fundit këtë vit. Pra, nëse përcjellët financiarisht nga organi që ka me mbështetë, stadiumi mundet me u përfunduar për 12 muaj. Komuna më nuk jep pare për stadium, e kemi dhënë maksimumin e pareve dhe tashmë e merr rolin dikush tjetër. Nuk më intereson kohëzgjatja, më intereson më shumë standardi”, ka thënë Haziri.

Megjithatë ju rikujtojmë se punimet në stadiumin e Gjilanit, kanë filluar në vitin 2017 dhe ky stadiumi në përfundim duhet t’i ketë në kapacitet 10.000 mijë ulëse.

Dardanet nuk i tremben përballjes me favoritin e grupit

Bajrami i sigurt për Empolin: Jemi të bindur se mund të themi fjalën tonë