Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku të dielen ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”.
Lushtaku tregoi se skuadra e tij ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror, por me largimin e tre futbollistëve të cilët tashmë kanë njoftuar për ndarjen e tyre me kuqezinjtë, shkruan Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për Erlis Frasherin, Mikel Kaloshin dhe Visaj Haxhijajn.
“Ne kemi filluar stërvitjet qe tri ditë, fondi i lojtarëve është po ai që është, me largimin e tre futbollistëve që tashmë dihet, dy portierët dhe Erlis Frasheri”, tha Lushtaku.
Tutje, tekniku i kuqezinjve tha se janë duke punuar për t’i ofruar disa futbollistë.
“Jemi duke punuar për t’i ofruar disa futbollistë që neve na duhen në klub. Tashmë veç ka nisur situata të ndryshojë në klub, po presim që në dy-tri ditët e radhës të ketë diçka më zyrtare”, tha ai.
Lushtaku zbuloi se ka nisur personalisht kontaktet me aksionarët nga Zvicra, Gjermania dhe Brazili, të cilët pritet ta marrin në pronësi klubin e Drenicës. /Gazeta Olle/