Drenica është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme në Superligën e futbollit të Kosovës.
Kapiteni i skuadrës, Shkëlzen Lushtaku, është prononcuar për Gazetën ‘Sheshi’ rreth ndeshjes së ardhshme ndaj Prishtinës.
Është një ndeshje e fortë dhe besoj që do të jetë e bukur për gjithë tifozët kosovarë, një ndeshje mes dy ekipeve shumë të forta që kanë një bagazh të madh në Superligë’, ka thënë fillimisht Lushtaku.
Tutje, i pyetur për rezultatin e takimit, mbrojësi i Drenicës ka shtuar se presin një rezultat pozitiv pasi janë në formë të mirë dhe janë përgatitur mirë për këtë takim.
‘Përparësia jonë është që jemi më të qetë dhe nuk kemi presioni. Jemi të bashkuar dhe të fort si grup, por me Prishtinën gjithë herë duhet të jeni 100 për qind i fokusuar dhe koncentruar, pasi janë ekip shumë i mirë’, tha tutje kapiteni.
Sa i përket tifozëve të klubit, ai ka thënë se në çdo ndeshje do të japin më të mirën nga vetja pa u kursyer asnjëherë, për të marrë gjithmonë rezultatet sa më të mira.
Prishtina dhe Drenica do të luajnë të dielën mes vete në kuadër të ndeshjes së 11-të kampionale me fillim nga ora 13:00.
Lushtaku është duke kaluar në një formë fantastike, duke pasur paraqitje të mëdha në disa prej sfidave kryesore të Drenicës.
Kapiteni po udhëheq ekipin përpara dhe aktualisht Drenica renditet në pozitën e dytë në elitën e futbollit të Kosovës me 20 pikë të fituara.