Lushtaku tregon problemin e Drenicës në disfatën ndaj Ballkanit

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka folur pas humbjes nga Ballkani në takimin e vlefshëm për javën e 26-të në BKT Superligën e Kosovës.

Drenica u mposht me rezultat 2-0 nga Ballkani, të cilët shënuan me anë të Blend Baftiut dhe Lumbardh Dellovës.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i drenicasve, Tahir Lushtaku.

Lushtaku mbeti i zhgënjyer me paraqitjen, sidomos në fazën e mbrojtjes.

“Kishim një paraqitje të dobët ne, pësuam një gol të lehtë me një gabim, sidomos te goli i parë, por edhe tek goli i dytë”, ka thënë fillimisht Lushtaku pas ndeshjes.

“Nuk reaguam në situata që mund të vepronim më mirë, sot ishte një ditë e keqe, pësuam ndeshjen e kaluar nga Malisheva, bëmë disa ndryshime në formacion, por as këto ndryshime nuk kryen punë”.

“Kemi shumë probleme sidomos në pjesën e mbrojtjes”, përfundoi trajneri i Drenicës. /Gazeta Olle/

Daja flet pas fitores ndaj Drenicës: Ishte ndeshje shumë e vështirë

Nuhiu: E dominuam Prishtinën në çdo aspekt