Lushtaku tregon fajtorin që i kushtoi me barazim ndaj Llapit

Java e gjashtë në BKT Superligën e Kosovës në futboll startoi me dy takimet e ditës së shtune.

Drenica barazoi në udhëtim te Llapi me rezultat 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku u pronocua për media.

“Ndeshjen besoj që e kemi nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht terrenit i cili ka qenë shumë i vështirë për t’u luajtur”.

“Fusha shumë e papërshtatshme ishte fajtori kryesor pse nuk shënuam gol. Dalja e gabuar e portierit tonë ndikoi të pësojmë gol. Kjo mund t’i ndodhë secilit portier, por mendoj se në rast se nuk do të pësonim do të realizonim edhe dy gola. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mij në këtë ndeshje”, deklaroi Lushtaku për Art Sport.

/Gazeta Olle/

Batatina tregon nëse barazimi ndaj Drenicës ishte rezultat real

Laura Fazliu, medaliste e bronztë në Grand Prixin e Zagrebit