Lushtaku shpëton Kukësin, Skënderbeu fiton dhe afrohet

Kushtrim Lushtaku dhe Pero Pejiç e kanë shpëtuar Kukësin nga humbja ndaj Apollonisë, duke shënuar në minutat 83′ dhe 93′ për të marrë një barazim në udhëtim, 2:2.

Kampioni aktual, Skënderbeu, ka fituar në udhëtim ndaj Teutës së Durrësit 1:0 falë golit të Bledi Shkëmbit, ndërsa ballafaqimi Vllaznia-Elbasani ka sjellë një rezultat befasues, duke u mbyllur baras, 1:1.

Kukësi mbetet i pari kështu me 49 pikë të tubuara, një më shumë se Skënderbeu që është i dyti me 48 sosh.