Lushtaku shpërthen: Pse është investuar në VAR, kur ka gjyqtarë që e injorojnë këtë sistem

Tahir Lushtaku ka shpërthyer në Sporti Total rreth sistemit VAR.

Drenica po pretendon se është dëmtuar në ndeshjen me Prishtinën nga gjyqtari kryesor Gramos Shala.

Gjatë emisionit Sporti Total në KTV, përveç pamjes së rastit diskutabil në kryeqytet, janë lëshuar edhe pamja nga penalltia e dhënë për Gjilanin në sfidën ndaj Dukagjinit nga gjyqtari Alban Shala.

Përveç kësaj janë nxjerrë edhe pamjet kur Drenica u dëmtua në sfidën me Gjilanin, teksa Fiton Hajdari luajti me dorë dhe gjyqtari Alban Shala edhe pse e pa disa herë rastin nuk akordoi penallti.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka shpërthyer duke thënë se pse është investuar në VAR kur ka gjyqtarë që e injorojnë atë, duke iu referuar Gramos Shalës e Alban Shalës.

“Unë këto 12 xhiro jam munduar të jem shumë larg gjyqtarëve, në përjashtim të ndeshjes së parë, përveç ndeshjes së parë kur jam ankuar për Genc Nuzën, por edhe sot nuk besoj që ka bë gabime të qëllimshme shkaku që i kanë pasur ende ato problemet në fillim gjyqtar-VAR”.

“Nëse flasim tani në xhiron 10, 11 apo 12 sa i përket  VAR-it edhe mos të jenë situatat e sqaruara atëherë me të vërtetë na jep përshtypje që diçka nuk është në rregull me VAR dhe pse është investu në këtë teknologji”.

“Nuk është dashur të investohet në teknologjinë VAR përderisa një gjyqtar e injoron edhe kolegët e vet që i ka aty”.

“Ka pasur situata që gjyqtari kryesor i ka injoruar edhe asistentat”, tha Lushtaku.

/Gazeta Olle/

Zymberi godet gjyqtarin Gramos Shala: Mori vendim krye në vete, edhe kundër VAR-it – Drenica ka drejtë që ankohet

Bekim Isufi lavdëron kushtet në Lipjan, por edhe gjykimin nga gjyqtari i ri Valbon Hoxha