Lushtaku: Rezultati nuk është…

Trajneri i Drenciës, Tahir Lushtaku pas ndeshjes ka thënë rezultati i ndeshjes nuk është real, ndërsa kishte ankesa edhe te goli i parë i Prishtinës.“Në bazë të lojës çfarë është luajtur mendoj që rezultati s’është real, sepse mendoj se kemi krijuar më shumë raste, sidomos në pjesën e parë dhe kur nuk realizon nga shtatë-tetë raste, atëherë pëson ndëshkimi. Ndërsa, pësuam gol pas një dueli, që për mua ka qenë ndërhyrje e palejueshme në Qendrim Sejdiun edhe pse s’dua të hyjë shumë në vlerësimin e situatës të cilën mendoj se do ta shqyrtojnë më mirë përgjegjësit pas shikimit të situatës në pamjet televizive. Ky gol paska na zbehu shpresën në një pjesë qe ne e luajtëm shumë më mirë. Edhe në të dytën patëm mendoj më shumë, por Prishtina nga hiçgjë, por edhe nga neglizhenca jonë në shumë raste, shënoi dhe fitoi, në një ndeshje që jam i kënaqur se si e luajtëm, por kuptohet jo edhe me rezultatin përfundimtar”, pohoi Tahir Lushtaku.