Drenica nuk arriti të mbahej deri në fund, pasi pësoi disfatë 1-0 në udhëtim te Drita, me një gol të pranuar në fund të ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku theksoi pas ndeshjes se përqëndrimi nuk ishte i duhur nga lojtarët. Kurse ai tregon edhe faktorin negativ të gjendjes financiare e cila nuk qëndron mirë te Drenica.
“Situatë e njëjtë si me Ulpianën edhe Prishtinën, ku qetësia nuk qëndron dhe bie përqëndrimi në minutat e fundit të ndeshjes.
Të goli i pranimit ka mundur të evitohet edhe nga portieri por edhe lojtarët, megjithatë po bie përqëndrimi dhe po pësojmë golin.
Megjithatë, lojtarët i përgëzoj për mundin dhe angazhimin, pasi edhe kriza financiare ka ndikuar në gjendjen e futbollistëve, ku gjithë atë mund dhe djersë po e humbim për 2-3 javë dhe për këtë nuk kam koment”, tha Lushtaku.
/Gazeta Olle/