Lushtaku: Më dhimbsen djemtë pasi kanë dhënë gjithçka nga vetja

Ballkani ka arritur fitore të madhe në shtëpi ndaj Drenicës, pas rikthimit senzacional të rezultatit.

Suharekasit ishin në disavantazh prej dy golave, por kjo nuk i ndaloi të riktheheshin dhe t’i merrnin pikët e plota duke fituar 3-2, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, krytrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka përgëzuar ekipen kundërshtare dhe ka thënë se do të punojnë më shumë për t’u rikthyer te fitorja.

“Gjithmonë kundërshtari ka luajtur me topa në thellësi. Një pjesë e parë e mirë dhe një pjesë e dytë krejtë një Drenicë tjetër”.

“Ne do të vazhdojmë punën, tani kemi 10 ditë pushim dhe do t’i shohim gabimet ku i kemi bërë. Kemi kohë që t’i përmirësojmë gabimet dhe të punojmë për vazhdimësi të kampionatit. Më dhimbsen djemtë pasi kanë dhënë gjithçka nga vetja, por pas pësimit të golit të parë kanë ra shumë në presion dhe ndikoi që të bëhet rikthimi”, tha trajneri për Art Sport.

Isufi ia dedikon humanistit të madh fitoren senzacionale të Ballkanit

Thaqi thotë se Malisheva e meritoi fitoren në pjesën e dytë, ka ankesa edhe ndaj gjyqtarit