Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku i kënaqur me angazhimin e futbollistëve por jo edhe me rezultatin e ndeshjes, shkruan Sheshi.info
Lushtaku theksoj se Malisheva ka fituar vetëm me dy raste dhe se as Zoti nuk po i ndihmon kuqezinjëve.
“Prej minutës së parë deri në fund të ndeshjes Malisheva ka pasur vetëm rastin e penalltisë dhe golin”.
“Ne kemi pasur tri/katër raste në pjesën e parë, por kemi dominuar edhe tërë të dytë. Përveç problemeve financiare, shpinën na ka kthyer edhe fati por nuk po na ndihmon as Zoti”.
“Këta djem kanë shfaqur një angazhim të madh, por është edhe gjynah se si pësuam humbje. Kam dyshim të penalltia, në të dytën dominuam ndeshjen por u dënuam në fund të ndeshjes”, tha Lushtaku.
/Gazeta Sheshi/