Kuqezinjtë mposhtën Feronikelin me rezultat të thellë 4-0, duke u rikthyer në pozitën e parë në tabelë, shkruan Gazeta Olle.
Pas përfundimit të takimit, trajneri Lushtaku doli në një prononcim për Art Sport.
“Pavarësisht kushteve të fushës, edhe kushteve atmosferike unë jam krenar me këta djem që kanë tregu angazhimin e tyre që nga minuta e parë e deri në përfundimin e parë”.
“E nisëm furishëm që nga minuta e parë dhe arritëm që të shënojmë 3 gola në 45 minuta. Ia pamundësuam krijimin e çdo aksionit kundërshtarit. Këta djem meritojnë shumë, pasi po shihet se kanë një karakter fitues pavarësisht që vijnë nga një ndeshe e vështirë”.
“Gjatë tërë kohës në pauzë, kemi punuar dhe jemi në rrugë të mbarë. Prej portierit deri te futbollisti i fundit po shihet që ka një dështirë, vullnet dhe po mendojnë që të arrijnë diçka me këtë skuadër dhe këtë kampionat”, u shpreh trajneri.
/Gazeta Olle/