Lushtaku: Ja cilët futbollistë dështuan

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas humbjes nga Feronikeli me shifrat 4:2, vlerësoi se skuadra e tij e humbi ndeshjet për shkak të disa futbollistëve. “Ndoshta nuk ka qenë dita jonë. Disa lojtarë jo që nuk kanë qenë në ditën e tyre, por bënë gabime amatoreske. Fetah Ibrahimi, Ismet Caka, Liridon Syla ndoshta edhe Qëndrim Sejdiu gabuan rëndë. Në pjesën e parë nuk kemi qenë në nivel. Feronikeli nuk na shënoi golat por ne ua falëm golat. Duhet të bisedojmë shumë seriozisht me disa futbollistë”, ka thënë për ‘Supersport Kosova’, Tahir Lushtaku.

Ai nuk po brengoset për mundësinë që Drenica të rrezikohet për rënie nga elita. “Sa i përket vazhdimit të kampionatit, le të rrinë të gjithë të qetë sepse ne nuk jemi ekip për pjesën e poshtme të tabelës”, përfundoi Lushtaku.