Lushtaku i lënduar mungon kundër Besës

Trepça ’89 duhet të mendoj që të bëjë pa njërin prej lojtarëve kryesor të saj Kreshnik Lushtakun.

Anësori ka pësuar një dëmtim në kyqin e këmbës që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. “Ka kohë që jam duke luajtur i lënduar. Që nga ndeshja me Drenicën kam qenë i lënduar, por kam rrezikuar për skuadrën. Jam më pushim dhe do të mundohem që të kthehem për ndeshjen finale të Kupës nëse skuadra jonë kalon tutje”, pohoi Lushtaku për Gazetaolle.com.

Trepça ’89 do të luaj me Besën javën e ardhshmë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, ku fitorja është e doemosdoshme për ‘minatorët’ që kanë pësuar ndeshjen e parë 3:2.