Lushtaku: I ikim barazhit, 100% i bindur

Përkundër disa rezultateve negative në xhirot e fundit, Tahir Lushtaku beson fuqishëm që Drenica e tij do t’i shpëtojë barazhit, duke mos e rrezikuar rënien nga elita e futbollit kosovar.

“Ne do t’i ikim barazhit, jam i bindur 100%. Besoj shumë në skuadrën time dhe ne e dimë se si do ta menaxhojmë këtë situatë”, deklaroi Lushtaku për Gazetaolle.com.

Drenica momentalisht ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë. Nëse Vëllaznimi fiton eventualisht ndaj Trepçës sot, atëherë do ta barazojë pikët me skuadrën nga Skenderaj.