Lushtaku flet pas humbjes së parë në kampionat: Dirta u mbrojt me pesë lojtarë, jemi treguar të rrezikshëm për ta

Drenica ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë janë mposhtur para tifozëve të vet me rezultat të pastër 0-2 nga Drita.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka thënë se Drita është mbrojtur nga minuta e parë në këtë takim.

“Nëse flasim për fat, Drita është mbrojtur nga minuta e parë e ndeshjes dhe e ka menaxhuar ndeshjen në anën defensive, derisa është mbrojtur edhe me pesë lojtarë”.

“Nuk e kam parë asnjëherë Dritën të mbrohet ashtu, ne kemi krijuar raste madje kemi goditur edhe shtyllën, por që nuk jemi treguar shumë të rrezikshëm para portës”.

“Kemi pak fond të lojtarëve dhe kemi pasur një orar të ngjeshur krahasim me Dritën e cila ka edhe cilësi në fondin e lojtarëve, ku ka edhe në bankën rezervë por edhe ata startues, por që ne nuk i kemi në bankë rezervë”, tha Lushtaku.

/Gazeta Olle/

Dallku: Prishtina na mposhti me vetëm dy raste

Nuhiu i kundërpërgjigjet Lushtakut: Nuk kemi luajtur në asnjë moment me pesë mbrojtës, fitorja shkon për ‘Intelektualët’