Lushtaku flet pas barazimit me Prishtinës, ka një kërkesë për sulmuesin Kastriot Rexha

Drenica ka barazuar pa gola ndaj Prishtinës, në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, shkruan Gazeta Olle.

Lushtaku tha se ekipi tij dominoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën theksoi se Prishtina ishte më e mirë për një nuancë.

Ai gjithashtu tha se pret që Kastriot Rexha t’i përshtatet sa më shpejtë lojës së kuqezinjve.

“Në pjesën e parë kemi qenë më të mirë dhe kemi krijuar disa raste. Por ndoshta situata e ndeshjes ndryshoi në pjesë ne dytë dhe ndikuan mungesat. Ne jemi skuadër që luajmë shumë pak me harkime dhe Kastriot Rexha duhet t’i përshtatet sa më shpejtë lojës tonë. Do të punojmë gjatë javës që Kastrioti në disa situata të na përshtatet, pasi kemi vështirësi në lojën në ajër”, ka thënë Lushtau.

Drenica është në vendin e pestë me 28 pikë, kurse një pozitë më poshtë me tri pikë më pak është Prishtina.

/Gazeta Olle/

Gjilani fiton ndeshjen dramatike ndaj Dukagjinit, Drenica dhe Prishtina ndajnë pikët

Dallku: Jam i lumtur me angazhimin e lojtarëve, kundërshtari nuk bëri asgjë përveç dy penalltive