Lushtaku: Disa ekipe kanë më shumë fjalë se sa punë

Trajneri i Drenicës, Tahir Lashtaku, është parë jashtëzakonisht i lumtur pas ndeshjes Drenica – Hajvalia (1:0). “Nuk e kemi lënë kundërshtarin ta krijojë asnjë rast për gol. Shënuam herët dhe djemtë dhanë më shumë se 100 për qind nga vetja. Ne nuk kemi objektiv titullin e kampionit, pasi janë disa faktorë të tjerë, do të thotë nuk kemi kushte. Mendoj se disa ekipe kanë më shumë fjalë se sa punë. Gjithçka bëhet brenda vijave, jo me fjalë e me llafe. U pa dje Trepça ’89 dështoi dhe sot Hajvalia”, ka thënë Tahir Lushtaku pas ndeshjes për ‘Supersport Kosovën’.