Lushtaku: Barazimi ishte real

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, është dukur i kënaqur me barazimin e skuadrës së tij kundër Feronikelit, në sfidën që u zhvillua në “Bajram Aliu”.

“Ishte një ndeshje interesante që mund të prodhonte tri rezultate të ndryshme. Ata nuk i shfrytëzuan disa pakujdesi tonat në pjesën e parë, mirëpo mendoj që epilogu përfundimtar ishte real”, theksoi Lushtaku për SuperSport.

Derbi drenicak përfundoi pa gola, 0:0.