‘Lushta’ kthehet me suksese të mëdha nga Zvicra

Shkolla e futbollit ‘Lushta’ nga Mitrovica, ka arritur një sukses të madh në turneun e organizuar në Zvicër për grupmoshat e reja 2002/ 2003. Njomakët mitrovicas treguan talentin e tyre duke arritur deri në gjysmëfinale të këtij turneu ku me pak fat kanë mundur ta arrijnë edhe finalen.

Në këtë Turneun ndërkombëtar të futbollit për grupmosha të reja, morën pjesë 24 ekipe nga disa vende evropiane, ndërsa skuadra e Shkollës së Futbollit “Lushta” si përfaqësuese e Kosovës dhe Mitrovicës pati një prezentim shumë dinjitoz, duke luajtur në gjysëmfinale ku pësoi 2:1 nga Rodeo.

Mirëpo megjithëse mitrovicasit humbën në gjysmëfinale sipas shumë ekspertëve që ishin të pranishëm në këtë turne, Shkolla e Futbollit “Lushta” me gjeneratën e prezentuar padyshim ishte befasia më e mirë e turneut, si për organizimin, lojën e demonstruar por edhe për individët dhe cilësinë e treguar.

Lushta arriti pesë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

Naim Bahtiri drejtor i shkollës u nda i kënaqur me paraqitjen. “Pjesëmarrja e parë në një evenimnet të madh ndërkombëtar të futbollit padyshim mund të vlerësohet si rezultat i mirë dhe sukses i madh, aq më parë pasi në radhet e skuadrës sonë kishte djelmosha shumë më të rinjë se mosharatët e tyre”.

Skuadra “Lushta” nga organizatorët është shpallur si “Skuadra më e talentuar”, “Futbollisti më i mirë i ri” i tuneut është shpallur Rion Hajrizi, ndërsa “Futbollisti më i mirë i gjithë turneut” është shpallur Arlind Sejdiu.

Kjo shkollë për koordinator ka trajneri e njohur kosovar Gani Sejdiun, ndërsa trajner është ish futbollisti mitrovicas Seid Onbashi.

lushta kryesore

 

lushta 2

 

lushta 3

lushta