Lumbardh Dellova sot prezantohet te Ballkani

Lumbardh Dellova do të kthehet në Superligën e Kosovës, pas gjashtë muajsh te Hajduku.

Mbrojtësi ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në Kosovë, ku ka arritur marrëveshje me Ballkanin.

Madje sot pritet të bëhet prezantimi i tij te klubi suharekas, shkruan Gazeta Olle.

Për mbrojtësin ishin të interesuar edhe klube të tjera në Superliga, por ai vendosi që të shkojë në Ballkan.

Dellova sezonin e shkuar u shpall kampion me Prishtinën. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Serie A, raste pozitive te lojtarët dhe stafi

Ky është goli i shënuar nga Enis Bardhi ndaj Valencias