Lumbardh Dellova pritet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Qipros.
Kosova zhvillon ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pas humbjes 0-3 në shtëpi ndaj Rumanisë, shkruan Gazeta OLLE.
Për t’u rikthyer te fitoret, Kosova duhet të bëjë disa ndryshime që pritet të sjellin frytet e veta për vazhdimin e garës.
Lumbardh Dellova pritet ta nisë ndeshjen nga fillimi në vend të Fidan Alitit.
Tre gola të pësuar në shtëpi janë shumë, dhe Aliti nuk ishte në elementin e tij gjatë ndeshjes së kaluar.