Kapiteni i Trepçës ’89, Lulzim Peci është gati për një eksperiencë të re në futbollin kosovar.
Mesfushori 22 vjeçar nga Mitrovica, pritet të transferohet tek skuadra e Llapit, mëson ‘GazetaBlic Sport’.
Peci ka spikatur me paraqitjet e tij tek skuadra mitrovicase dhe tashmë pritet që karrierën ta vazhdojë tek skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina.