Lojtari i ri i PSG -së po përpiqet të ambientohet në kryeqytetin francez sa më shpejt të jetë e mundur.
Messi qëndron në Royal Monceau në Paris përkohësisht derisa të mund të zgjedhin një shtëpi përfundimtare për t’u vendosur. Ky është një kompleks luksoz apartamentesh ngjitur me hotelin e famshëm, edhe pse ai është më i izoluar prej tij për të ruajtur privatësinë, përcjell GazetaBlic Sport.
Çmimi i qëndrimit është 15,500 euro në ditë. Leo dhe familja e tij janë akomoduar në një apartament prej 350 metrash katrorë, i cili përbëhet nga tre dhoma gjumi, tre banjo, një kuzhinë të pajisur, një sallon, një kuzhinë dhe madje edhe një dhomë private për palester.
Por më tepër, detaje të reja në lidhje me jetën e re të argjentinasit po dalin në dritë. Kështu, është bërë e ditur se ndër shtesat e ofruara nga Les Appartements Privés ka shërbime po aq interesante sa të kesh një kuzhinier 24 orë në ditë, si dhe një shofer në dispozicionin dhe jo më pak se shtatë ekrane të mëdha plazma.