Lukaku tregon se si tifozët dhe futbollistët e Interit ishin kundër rikthimit të tij

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku është i kënaqur me pritjen që iu bë nga tifozët këtë verë.

Belgu u kthye në “Giusseppe Meazza” në formë huazimi nga Chelsea, megjithëse sezoni i tij është dëmtuar nga lëndimet.

“Tifozët e Interit janë vërtet tifozë të veçantë, më të mirët që kam parë në botë. Ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar ekipin edhe në momente të vështira”, deklaroi Lukaku.

“Isha i befasuar, mendova se ata ishin akoma të zemëruar, por mendoj se shumë njerëz e dinë se Interin e kam pasur gjithmonë në zemër, edhe pse u largova”.

“Kam folur me bashkëlojtarët dhe klubin, duke u shpjeguar arsyet pse u largova. U ktheva dhe dua të qëndroj edhe në të ardhmen, kjo do të thotë se për mua Interi është gjithçka”.

“Këtë e dinë të gjithë. Tani skuadra dhe unë duhet ta udhëheqim klubin drejt suksesit dhe më pas do të flasim”, ka shtuar ai.

Transferimi i vitit nga Kosova në Evropë – Arbnor Muja flet për kalimin te Antwerp, synimet me klubin belg, klubet që e donin dhe ftesën nga ‘Dardanët’

Rritja e ndjeshme e Enzo Fernandez brenda një viti, tani kushton nëntë herë më shumë