Lukaku nuk e harron sherrin me Ibrahimovicin, e “thumbon” atë pasi Interi siguroi Scudetto-n

Interi pas plot 11 vitesh siguron Scudetto-n, pas një sezoni fantastik ku i tejkaluan të gjitha pritshmëritë. 

Padushim se njëri nga më meritorët për këtë arritje të skuadrës milaneze, është sulmuesi Romelo Lukaku, shkruan Gazeta Olle.

Belgu ka shënuar 21 gola në 33 ndeshje në Serie A, duke qenë shtylla kryesore e këtij ekipi fantastik.

Ai gjatë këtij sezoni kishte një mosmarrëveshje në fushë me sulmuesin e Milanit, Ibrahimovicin, ngjarje e cila vazhdoi edhe jashtë fushës me akuza të ndryshme.

Rivaliteti i Lukalus me Ibran, ka bërë që 27-vjeçari ta thumbojë edhe një herë suedezin përmes një postimi në Twitter.

“Zoti i vërtetë e ka kurorëzuar mbretin,” shkroi ai. “Tani, përkuluni. Mbreti i Milanos” – shkroi Lukaku në Twitter