Lukaku drejt Romës

Nëse Edin Xheko dhe Carlos Bacca janë mundësitë e para, Roma ka menduar edhe për një plan “C” në afatin kalimtar të verës, që në fund mund të jetë edhe goditja e madhe e tregut.

Sipas “Corriere dello Sport”, Romelu Lukaku ka rënë në ‘radarin’ verdhekuq dhe Roma është duke tentuar ta gjejë një opsion për ta sjellë atë në “Olimpico”.

Sulmuesi gjigant mund të largohet nga “Goodison Park” këtë edicion, pas një sezoni jo të mirë që kaloi me skuadrën e kaltër. /Olle